E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mediat italiane japin vlerësime pozitive për shqiptarët Strakosha e Hysaj

E ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme kampionatin Lazio duke marrë dy humbje në dy ndeshjet e para të Serisë A. Pas Napolit ishte rradha e Juventusit që të  tre pikë kundër Lazios së Thoma Strakoshës dhe Igli Tares. Mirëpo pavarësisht kësaj humbje, e rëndësishme është që portieri shqiptar, Thomas Strakosha, mbetet nga më të vlerësuarit në fushën e lojës.

Kështu ka ndodhur edhe në sfidën kundër Juventus ku portieri shqiptar është vlerësuar me notën 6.5 nga mediat italiane. Është faqja “tuttomercatoweb” që e vlerëson Strakoshën, duke evidentuar cilësitë teknike të portierit. “Ai pret shumë mirë me duar në disa raste, ndonjëherë i beson shumë këmbëve. Është i jashtëzakonshëm për Cristiano Ronaldon”-shkruan “tuttomercatoweb”.

Kështu portieri shqiptar vijon të mbetet në formën e tij më të mirë duke e ndihmuar jo pak skuadrën, ndonëse ende nuk ka arritur të gjej pikët e para në kampionat. Në ndeshjen tjetër mes Napolit dhe Milanit, mbrojtësi i kombëtares Elseid Hysaj është vlerësuar me notën 6-të nga mediat italiane.

Në fillim ai shfaqet shumë i avancuar në drejtim të portës kundërshtare duke menduar pak për mbrojtjen. Gjithësesi shkodrani është një pikë referimi në mbrojtjen e Napolit, ndaj edhe ai është vlerësuar pozitivisht në këtë ndeshje

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport