E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mediat e huaja shkruajnë për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Uellsit. Notat dhe njeriu i ndeshjes

Për ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Uellsit kanë shkruar edhe mediat e huaja. Njëra prej tyre, ndër më të rëndësishmet, “skysports.com”, bën analizën e saj mbi 90-minutëshin e “Elbasan Arena”, si dhe vlerëson me nota lojtarët e të dyja skuadrave, bazuar në performancën e tyre. Ja çfarë shkruan konkretisht:

“Penalltia e Bekim Balajt i dha Shqipërisë fitoren 1-0 në miqësoren ndaj Uellsit, të martën në mbrëmje. Një mbrëmje që pa Chris Gunter të bëhet lojtari me më shumë ndeshje të Uellsi histori. Shqipëria shënoi në pjesën e dytë, pasi Taulant Xhaka, vëllai i madh i mesfushorit të Arsenalit, u rrëzua në zonën kundërshtare, pas një dyluftimi të butë me Harry Wilson.

Sam Vokes kishte humbur më herët një shans të artë për Uellsin, nga një distancë shumë e vogël nga portta e shqiptarëve. Kjo humbje do të thotë që Ryan Giggs e mbyll vitin 2018 me pesë humbje, një barazim dhe tri fitore.

Gunter arriti Neville Southall në rekordin e 93 ndeshjeve me Uellsin në këtë miqësore, ndërsa Gareth Bale dhe Aaron Ramsey e nisën nga stoli, duke u aktivizuar në pjesën e dytë. Uellsi pretendoi për një penallti, çka e tërboi Gareth Bale, pasi Migjen Basha fluturoi në këmbët e Wilson”.

Sa i përket vlerësimit të lojtarëve, “skysports.com” jep notën 7 për tre lojtarë kuqezinj: Etrit Berisha, Taulant Xhaka dhe Bekim Balaj. Tek Uellsi, vetëm një lojtar ka marrë notën 7, i cili është Brooks. Njeriun e ndeshjes ka shpallur Taulant Xhakën, i cili mori penalltinë e kthyer në golin e fitores nga Balaj.

Notat e lojtarëve:
Shqipëria: Berisha (7), Lila (6), Hysaj (6), Veseli (6), Grezda (6), Basha (6), T.Xhaka (7), Mavraj (6), Balaj (7), Uzuni (6)
Zëvendësues: Memushaj (5), Lilaj (5)
Uellsi: Ward (6), Roberts (6), Lawrence (6), Lockyer (6), Gunter (6), Allen (5), King (6), James (6), Brooks (7), Wilson (6), Vokes (5)
Zëvendësues: Woodburn (6), Ramsey (5), Bale (5), Freeman (5), Matondo (6)
Njeriu i ndeshjes: Taulant Xhaka

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport