E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mediat britanike masakrojnë Shqipërinë e Panuçit: Me fanellat si Italia, ekip nën nivel

Mediat britanike kanë kritikuar lojën e Shqipërisë së Panuçit përballë Skocisë, duke e konfirmuar si një skuadër jo në nivelin e trumbetuar kohët e fundit.

E përditshmja britanike “The Guardian”, e ka cilësuar në shkrimin e saj Shqipërinë si një “kundërshtar të limituar”. Sipas saj “nuk i përket atyre që e kanë kthyer ‘Hampden Park’ një vend për t’u pasur frikë nga ekipet kundërshtare pasi nuk entuziazmoi tifozerinë. Skocia e meritoi plotësisht fitoren. Pas golit të dytë, Shqipëria nuk dukej asnjëherë ë aftë të kthehej në lojë”.

Ndërkohë, “Daily Mail” thekson më shumë faktin që Balaj nuk do të harrojë lehtë këtë natë. “Sulmuesi i Akhmat Groznit do të kthehet i stresuar në shtëpi, pasi humbi një tjetër rast të jashtëzakonshëm pas krosit të Ndoj”, shkruan e përditshmja britanike.

“The Herald” kujton golin e famshëm të Panuçit ndaj Skocisë dhe e cilëson “një lloj hakmarrje” fitoren e sotme, duke kujtuar se ironikisht Shqipëria kishte fanellat e bardha, si Italia e vitit 2007.

Sa i përket “The Sun”, ai thekson se fitoja e Skocisë ishte “bindëse” ndërsa në pjesën e parë i mungoi “cilësia para portës e si rrjedhojë edhe goli që erdhi në të dytën”. Ndërkohë, pas 2-0,  e përditshmja britanike thekson se golin e tretë e evitoi vetëm ndërhyrja në momentet e fundit e mbrojtësve shqiptarë. /vipsport.al/

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport