E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Më shumë gola se Icardi dhe Dzeko, por kapiteni i Empolit nuk e shpëtoi dot “anijen”

Tetë vite më parë, me fanellën e Barit, kur ishte ende 23 vjeç, do të shënonte golin e parë në Serie A, në një sezon ku luajti 12 ndeshje. Më pas, vetëm Serie B, duke u kthyer në bomber “province”. Por, ky sezon që u mbyll ishte ai i rikthimit të madh, ku me Empolin luajti në elitë sërish.

Po flasim për Francesco Caputon, kapitenin e ekipit toskan, që do të ta mbyllte me plot 16 gola sezonin e tij në Serie A, me 3420 minuta të luajtura. Askush si ai, duke u bërë futbollisti që praktikisht nuk ka munguar asnjë ndeshje dhe ka qenë në fushë gjithmonë 90 minuta.

Empoli u mund në “San Siro” dhe, në fund të ndeshjes, Caputo do të qante pambarim, teksa shihte se nuk kishte shpëtuar dot skuadrën e tij, si ai kapiteni që përpiqet të nxjerrë nga stuhia anijen, por në fund nuk ia del dhe përplaset me shkëmbinjtë.

Empoli e mbylli me 50 gola të shënuar, më shumë se gjysma e ekipeve të Serie A, por pësimi i 70 golave ishte deçiziv për t’i “kthyer” sërish në ferrin e Serie B. Nuk dihet nëse kapiteni Caputo do të qëndrojë. Pikërisht ai që ngjiti Empolin, më 26 golat e tij përpara dy sezonesh.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport