E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mbyllen Lojërat Olimpike të Tokios

Në Tokio u mbyllën të dielën Lojërat Olimpike verore. Në ceremoninë e mbylljes, Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach deklaroi përmbylljen e Lojërave. Garat e ardhshme olimpike verore do të zhvillohen në Paris në 2024.

Ashtu si gjatë garave, edhe gjatë ceremonisë së mbylljes së Lojërave, stolat e stadiumit kryesor ishin bosh si rezultat i pandemisë. Flaka olimpike u shua, ndërkohë që shpërthyen me zhurmë fishekzjarret.

Në ditën e fundit të garave, ekipi amerikan fitoi tre medalje të arta, duke arritur në total 39 medalje të arta, pasuar nga Kina me 38 medalje të arta.

Edhe në total Amerika kryeson nga numri i medaljeve, pasuar nga Kina dhe në vend të tretë ekipi olimpik rus.

Olimpiket e Tokios patën një rrugëtim të vështirë që shpesh herë vuri në pikëpyetje fatin e tyre. Pas anulimit të garave vjet, ndërkohë që pandemia kishte përfshirë mbarë globin, këtë vit pati rezistencë të fortë si nga politikanë, ashtu edhe nga popullata në Japoni, nën shqetësimet se një grumbullim i tillë do të shtonte rastet e COVID-it.

Megjithë masat e forta që shoqëruan këtë aktivitet, rastet e COVID-it në Japoni janë rritur ndjeshëm në javët e fundit dhe shumë fajësojnë Olimpiket për të këtë situatë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport