E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“Mbretërit e Europës”, Real Madrid në gjysmëfinale të Champions League, për herë të 32-të

Reali i Madridit arrin kualifikimin për në fazën gjysmë-finale të Ligës së Kampioneve, për herë të 32-të në histori, një shifër rekord kjo për spanjollët.

Madrilenët mposhtën sërish me rezultatin 2-0 Chelsea-n, kësaj radhe në Londër.

Pjesa e parë e lojës nuk dhuroi shumë emocione, me ‘galaktikët’ që menaxhuan më shumë rezultatin e takimit të parë, ndërsa vendasit rrezikuan në dy raste me Kante dhe Cucurella. Fraksioni i dytë i lojës foli për të besuarit e Ancelottit.

‘Los blancos’ gjetën dy herë rrugën e rrjetës me Rodrygo. Braziliani realizoi fillimisht në minutën e 58-të, e më pas dyfishoi shifrat në minutën e 80-të, duke realizuar një dopietë personale në këtë sfidë.

Gjithçka e lehtë për Realin e Madridit, që tregojnë edhe njëherë dominimin në këtë kompeticion./Limit.al

CHELSEA-REAL MADRID (VIDEO)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport