Me ndeshjet që u zhvilluan sonte ka përfunduar raundi i dytë i fazës së grupeve në Kampionatin Evropian.
Italia, Belgjika dhe Holanda janë tri skuadrat që kanë siguruar kualifikimin për në fazën tjetër.
Kanë mbetur edhe 13 vende të lira në fazën tjetër të “Euro 2020”, këto skuadra pritet të mësohen pas përfundimit të ndeshjeve të raundit të tretë që fillon nesër.





