Manchester City po provon të bllokojë çështjen që UEFA ka ndërmarrë kundër klubit për shkelje të supozuara të Fair Play-t Financiar, sipas Rob Harris, gazetar i Associated Press.
Organizmi që drejton futbollin europian kërkon të ndëshkojë kampionët e Anglisë për shkeljen e rregullave mbi shpenzimet e bëra në merkato. Gjithsesi, Harris ka mësuar nga persona që e njohin këtë çështje se Manchester City ka kërkuar ndërhyrjen e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) për të bllokuar procedurën.
Manchester City pretendon se nuk ekziston asnjë shkelje dhe se çështja nuk duhej të ishte kaluar për gjykim nga ana e UEFA-s. “Po injorohen provat e pakundërshtueshme që kemi paraqitur”, ka thënë klubi në ditët e kaluara.



