E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Manchester City do të paguajë klauzolën 75 mln euro të yllit të La Liga-s

Manchester City ka informuar Real Sociedad se është gati të paguajë klauzolën 75 milionë euro të sulmuesit Mikel Oyarzabal, sipas “Diario AS”. “Qytetarët” do ta paguajnë këtë shumë me paratë që do të fitojnë nga shitja e Leroy Sane te Bayern Munich.

22-vjeçari spanjoll ka realizuar 25 gola në La Liga gjatë dy sezoneve të fundit dhe ka siguruar grumbullimin e tij të parë me kombëtaren qershorin e kaluar.

Klubi bask kërkon ta mbajë Oyarzabal me çdo kusht, por do të ishte i pafuqishëm në rast se City do të aktivizonte klauzolën për prishjen e kontratës. 

Sulmuesi ka një kontratë deri në vitin 2024 me Sociedad dhe thuhet se është shumë i lumtur aty, por mund  të tundohet nga transferimi te kampionët e Anglisë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport