E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Lorik Cana fiton çmimin “Ambasador i Sportit Shqiptar”

“Nata Gala” e së premtes në Pallatin e Brigadave në kryeqytet ishte e tëra për ambasadorët e sportit shqiptar. Çmime e vlerësime gjatë një spektakli që mblodhi bashkë të premten në mbrëmje, personalitete të botës së futbollit, krerët më të lartë të Federatës shqiptare të Futbollit (Presidenti Duka, zv.presidenti Libohova dhe Sekretari i Përgjithshëm Shulku), njerëz me kontribute të mëdha në sport, si dhe shumë të tjerë. Pas shpalljes së nominimeve në fillim të shtatorit, dje në mbrëmje u ndanë edhe Çmimet përkatëse.

Kryetar i Jurisë ishte vetë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili i dorëzoi çmimin kryesor “Albanian Sports Ambasador”, ish-kapitenit të ekipit kombëtar të futbollit, Lorik Canës.

Në nominimin për këtë çmim ishin Lorik Cana, Igli Tare dhe Edvin Murati, të tre ish-futbollistë të skuadrës kuqezi.

Në përshëndetjen e tij, presidenti Duka theksoi: “Një event që evidenton kontributet e dhëna në fushën e sportit. Ishim realisht në vështirësi konkrete për të zgjedhur fituesin, pasi gjithsecili ka peshën dhe potencialin e tij. Sidoqoftë një mbrëmje e tillë sjell vlerat më të mira të sportit, dhe një nismë e tillë duhet përshëndetur dhe vlerësuar”, – theksoi Duka.

Kjo mbrëmje i kushtoi një moment komemorativ shoqëruar edhe me një çmim special legjendës së futbollit kosovar z.Fadil Vokrri i cili u nda nga jeta disa muaj më parë. Djalit të Vokrrit, çmimin ia dorëzoi zv.ministri i Arsimit dhe sporteve, z.Kostandin Shkurti.

Ndërkohë që me çmimet e tjera u vlerësuan edhe boksieri Luan Krasniqi, i cili në një akt fisnik bashkëndau këtë vlerësim të publikut (në votimin online) me z.Haki Doku, një tjetër kandidat i nominuar.

Një Çmim karriere shkoi për Igli Taren, Drejtorin Sportiv të Lacios. Nëna e futbollistit të ekipit kombëtar të futbollit Ansi Agolli, tërhoqi nga ish-trajneri i skuadrës kombëtare Gianni De Biasi, çmimin përkatës, në një kohë që u vlerësuan gjithashtu edhe portieri Tomas Strakosha, si edhe sportistët Izmir Smajlal, Erblina Bici dhe Elizabeta Karabolli.

Në këtë mbrëmje spektakël, prezent ishin edhe përfaqësues të Trupës Diplomatike të Akredituar në Tiranë, kryebashkiaku Veliaj, përfaqësues të biznesit e medias, e shumë personalitete të tjera.

Çmimet e ndara janë të lidhura ngushtësisht me suportin e projekteve sociale në Shqipëri dhe në Kosovë. Qëllimi i kësaj iniciative është që të frymëzojë njerëzit për të vepruar dhe për të bërë ndryshimet pozitive nëpërmjet sportit.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport