La Liga rikthehet pas 3 muajsh, më saktë më 11 Qershor me derbin Sevilla-Betis. Nuk do të jetë kurrë më si më parë dhe të gjithë aktorët e një ndeshje futbolli e dinë tashmë. Së pari, skuadrat e La Ligës duhet të mësohen pa tifozë.
Por ndryshe nga disa liga të tjera, mund të shohin në televizor Messin dhe plot yje të tjerë. Së dyti, trajnerët duhet të mësohen të bëjnë llogaritë e zëvendësimeve në 3 dritare të ndryshme, pasi tashmë lejohen 5 të tilla, kur në stol tashmë mund të qëndrojnë 9 lojtarë.
Duke parë Bundesligën, shumë pak raste kanë ndodhur që të kryhen 5 zëvendësime, kanë arritur deri në 4. Për të kaluar më pas te protokolli. Gjithnjë duke iu referuar Gjermanisë, ku u luajtën 5 javë të Bundesligës, La Liga do të tregohet e rreptë kush shkel rregullat.



