E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ky është regulli i çuditshëm i UEFA-s

Manchester United mund të ndalohet të blejë Kylian Mbappe për shkak të një rregulli të çuditshëm të UEFA-s. United pritet të blihet nga sheiku i Katarit Jassim bin Hamad Al Thani pasi ai fitoi garën me Sir Jim Ratcliffe.

Dhe klubi do të duhet të dëshmojë se është i pavarur nga pronësia e Katarit të Paris Saint-Germain nëse dëshiron të kryejë operacione me gjigantët francezë.

Kjo për shkak se UEFA ka ndaluar Milan dhe Toulouse nga operacione të merkatos me njëri-tjetrin për sezonin e ardhshëm, sipas ”Get Football News France”.

UEFA është e shqetësuar se dy klubet nuk mund të veprojnë në mënyrë të pavarur, sepse ata kanë të njëjtët pronarë – RedBird Capital Partners.

Si përgjigje, Toulouse ka bërë ndryshime në nivel bordi për t’i dëshmuar UEFA-s se RedBird Capital Partners nuk kanë asnjë rol në drejtimin e klubit.

Por UEFA nuk është plotësisht e bindur dhe i ka ndaluar klubet që të shesin ose huazojnë lojtarë me njëri-tjetrin, megjithëse të dyja skuadrat do të lejohen të konkurojnë në kompeticionet e UEFA-s sezonin e ardhshëm.

Nëse United dhe PSG nuk arrijnë ta bindin UEFA-n për neutralitetin e tyre pasi sheiku Jassim të marrë kontrollin, ata mund të kenë të njëjtin fat. Kjo do të përjashtonte mundësinë e transferimit të Mbappe te Djajtë e Kuq.

Mbappe besohet se është i vendosur të transferohet te Real Madrid, por United është i interesuar dhe mund të bëjë një ofertë nëse PSG e nxjerr në shitje.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport