E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kush janë trajnerët më të paguar

Gazeta franceze “L’Equippe” ka zbuluar pagat e trajnerëve më të paguar në 5 kampionatet kryesore të Europës për sezonin 2021-2022.

Në krye të kësaj liste gjejmë sërish argjentinasin, Diego Pablo Simeone. Nga kontrata e tij me Atletikon e Madridit, ai përfiton rreth 40 milionë Euro bruto në vit, ose 22 milionë Euro neto.

Në podium gjendet edhe trajneri katalanas i Manchester City, Pep Guardiola me 17.5 milionë Euro.

Në shkallën më të ulët pozicionohet ish-trajneri i Interit, Antonio Conte. Nga marrëveshja me Tottenhemi,n 52-vjeçari fiton rreth 17 milionë Euro, aq sa gjermani i Liverpulit, Jurgen Klop.

Në vendin e pestë gjendet Massimiliano Allegri, i cili shton 12 milionë Euro në vit në llogarinë e tij nga kontrata e firmosur me Juventusin.

Shumë i diferencuar me kolegët e tij është tekniku i Realit të Madridit, Carlo Ançelotti. Don Carlo merr 6 mln Euro. Renditja e 10 trajnerëve më të paguar plotësohet nga Jose Mourinho, Julian Nagelsmann dhe tekniku i Interit, Simone Inzaghi.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport