E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kupa e Botës në shifra

Nga Gent Sinani. ATA, Tiranë

MOSKË, 16 korrik /ATSH-DPA/ – Kupa e Botës në Rusi theu shumë rekorde, nga numri i 11-metërshave, tek numri i golave të shënuar në minutat shtesë, edhe pse sasia e golave apo shikueshmëria ishte më e ulët se sa në finalet e tjera.

Më poshtë vijojnë statistikat kryesore të Kupës së Botës 2018:

– Katër katrona të kuq.

– Nëntë prej 12 golave të Anglisë janë kryer nga goditjet e dënimit ose goditjet e këndit, një rekord në Kupën e Botës.

– Goli i Thomas Meunier në ndeshjen në grupe kundër Anglisë e bëri atë lojtarin e 10-të të Belgjikës që shënon gjatë turneut, duke barazuar rekordin e vendosur nga Franca në vitin 1982 dhe Italia në vitin 2006.

– Kishte 19 gola të shënuar në minutat shtesë të pjesës së dytë, shtatë më shumë se sa në Brazil 2014.

– Kroacia është e 20-ta në klasifikimin botëror duke e bërë atë ekipin e nivelit më të ulët që arrin një finale të Kupës së Botës, që kur është vendosur sistemi i klasifikimit, në vitin 1992.

– Arbitrat dhanë 29 11-metërsha, duke vendosur një rekord të Kupës së Botës.

– “FARE” rrjeti kundër diskriminimit numëroi më shumë se 30 raportime për sulme seksuale nga fansat në Rusi. FARE shprehet se shifra reale mund të kalojë lehtësisht 10-fishin.

– Përdorimi i asistentit video për arbitrin (VAR) ka rritur përqindjen e vendimeve të sakta në 99,32%, sipas FIFA-s.

– Në 64 ndeshje u shënuan 169 gola, 2,64 gola për ndeshje, një shifër shumë pak më  e ulët se ajo e vitit 2014 (2,67).

– Pjesëmarrja mesatare e fansave në çdo ndeshje në Rusi 2018 (46 885) ishte shumë më poshtë se ajo e Brazil 2014 (53 592), kjo për shkak të kapacitetit të ulët të stadiumeve.

– FIFA ka marrë 857 000 dollarë vetëm nga shkeljet e ndryshme disiplinore./ /G.S/ a.jor./

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport