E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kualifikueset e Euro 2024, Kombëtarja zhvillon një tjetër ndeshje kontrolli në “Elbasan Arena”

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e kualifikuesve të Euro 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Në këtë seancë stërvitore morën pjesë të gjithë lojtarët e grumbulluar për këto sfida dhe stërvitja u zhvillua me intensitet të plotë.

Përveç stërvitjes trajneri Silvinjo organizoi edhe një ndeshje kontrolli për të provuar module të ndryshme loje.

Në këtë ndeshje, që zgjati për 45 minuta, morën pjesë edhe katër lojtarë nga Kombëtarja U-21, që është e grumbulluar në Elbasan për miqësoren e 20 qershorit ndaj Bullgarisë.

Medon Berisha, Arda Kurtulan, Elmando Gjini dhe Ajdi Dajko u aktivizuan nga trajneri Silvinjo në këtë ndeshje kontrolli dhe u stërvitën me grupin.

Grupi është në formë të mirë dhe të gjithë lojtarët janë stërvitur normalisht.

Skuadra do të vijojë stërvitjen në Tiranë dhe ka në program një seancë në stadiumin “Air Albania” një ditë para sfidës zyrtare me Moldavinë./Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport