Nga Rigers Avdo – TeleSport
E pabesueshme! Kroacia është në finale pas një tjetër 120 minutëshi të luajtur në Luzhniki Stadium. Anglia do të kthehet në shtëpi pa trofeun dhe ballkanasit do të luftojnë për Kupën e Botës me Francën.Anglia bëri një nisje të përsosur duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 5’ me Trippier. Mbrojtësi i djathtë anglez lëshon një goditje fantastike nga encja duke realizuar një gol ëndrrash në gjysmëfinale. Kroacia nuk reagon ndaj Anglisë që merr zemër dhe mund të kishte dyfishuar rezultatin me anë të Harry Kane apo Jesse Lingard.
Prapavija angleze është e kujdesshme dhe e pakalueshme gjatë pjesës së parë, por pas pushimit situata ndryshon në mënyrë të pakuptimtë. Befasisht janë kroatët ata që kontrollojnë lojën dhe krijojnë rastet për të shënuar. Ishullorët duken konfuzë dhe bëjnë shumë gabime në pozicionim dhe pasime, si pasojë ndëshkohen nga Ivan Perisic në minutën e 68’ pas krosit të Vrsaljko.



