E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kroacia fiton lotarinë e penalltive dhe shuan ëndrrën e Rusisë

Nga Denis Hakanaj – TeleSport

Kroatët kanë siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Botës pasi kanë mundur Rusinë me penallti, pasi 90 minutat dhe koha shtesë janë mbyllur në barazim 2-2.

Kanë qenë vendasit që kanë zhbllokuar rezultatin me një gol të Cheryshev në minutën e 31-të të pjesës së parë. Ylli i rusëve ka befasuar mbrojtjen dhe portierin e kroatëve, Subasic, me një gjuajtje të mrekullueshme nga jashtë zone.

Gjithsesi, entuziazmi i vendasve ka zgjatur vetëm tetë minuta, duke parë se bardhekuqtë kanë gjetur golin e barazimit me Kramaric, i cili ka shënuar me kokë pas një pasimi të saktë të marrë nga Mario Mandzukic.

Në pjesën e dytë, Kroacia ka patur mundësinë për të përmbysur gjithçka, por goditja e Ivan Perisic ka përfunduar në shtyllën e majtë. 12 minuta më pas ka ardhur rasti i vendasve për të rrezikuar, me goditjen e fuqishme me kokë të Aleksandr Erfokhin, që ka përfunduar sipër traversës.

Pasi koha e rregullt është mbyllur në barazim 1-1, Kroacia ka realizuar golin e avantazhit në pjesën e parë të shtesës, me Vida që ka shënuar me kokë në minutën e 101-të pas një goditje nga këndi të Modric. Rusia, gjithsesi, nuk është dorëzuar dhe është hedhur në sulm për golin e barazimit, të cilin e ka gjetur në minutën e 115-të, kur Mario Fernandes ka mposhtur portierin Subasic me një goditje të saktë me kokë.

Barazia ka zgjatur deri në minutat e fundit të fundit të shtesës dhe dy ekipet i janë drejtuar pikës së bardhë, prej ku kanë dalë të fituar kroatët me rezultatin 4-3. Smolov dhe Fernandes kanë gabuar për rusët, Kovacic për kroatët.

Në gjysmëfinale, që do të luhet 11 korrikun e ardhshëm në orën 20:00, kroatët do të përballen me Anglinë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport