Ekipi Kombëtar i Kosovës në futboll është mposhtur nga Kombëtarja e Anglisë më rezultat 5-3 të martën, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.
Ndeshja u zhvillua në Southampton të Londrës tri ditë pas fitores së Kosovës kundër Çekisë me rezultat 2-1.
Kosova është në të njëjtin grup kualifikues për Kampionatin Evropian me Çekinë, Anglinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.



