E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Koret raciste ndaj Vinicius, reagon lojtari: La Liga që dikur ishte e Ronaldinhos, Ronaldos, CR7 dhe Messit, sot iu përket racistëve

Një situatë aspak e këndshme u regjistrua teksa po luhej sfida Valencia-Real Madrid, në kampionatin spanjoll, teksa ndeshja u ndërpre për disa minuta.

Arsyeja e kësaj ndërprerjeje ishin ofendimet raciste të tifozëve vendas në drejtim të futbollisti të Real Madridit, Vinicius Junior.

Futbollisti brazilian ra preh e ofendimeve raciste, teksa disa tifozë në shkallët e ‘Mestalla’ thërrisnin në kor ‘Majmun’, në drejtim të sulmuesit madrilen.

Një situatë e turpshme duke qenë se nuk erdhi prej disa individëve, por prej një numri të madh tifozësh, teksa 22-vjeçari nuk mundi t’i mbante nervat dhe në fund u ndëshkua me karton të kuq.

Gjatë momentit kur tifozët nga shkallët e stadiumit po adreson ndaj tij kore rasiste, Vinicius u afrua afër tifozëve, pas portës të Valencias, dhe bëri me gisht në drejtim të tyre.

Gjyqtari e ndali lojën në ato momente, ndërsa lojtarët e Real Madridit dhe Vinicius protestuan për sjelljen e tifozëve vendas.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar vetë lojtari, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Vinicius Junior: Nuk ishte hera e parë, as e dyta, as e treta. Racizmi është diçka normale në La Liga. Federata hesht gjithashtu dhe kundërshtarët e inkurajojnë atë. Më vjen shumë keq. La Liga që dikur ishte e Ronaldinhos, Ronaldos, Cristiano-s dhe Messit, sot iu përket racistëve. Një komb i bukur, që më ka mirëpritur dhe që e dua, por që ka pranuar të eksportojë imazhin e një vendi racist në botë. Më vjen keq për spanjollët që nuk janë dakord me këtë gjë, por sot, në Brazil, Spanja njihet si një vend i racistëve. Dhe për fat të keq, për gjithçka që ndodh çdo javë, nuk kam asnjë mbrojtje. Jam i pikëlluar, por edhe i fortë që të luftoj kundër racistëve.

Não foi a primeira vez, nem a segunda e nem a terceira. O racismo é o normal na La Liga. A competição acha normal, a Federação também e os adversários incentivam. Lamento muito. O campeonato que já foi de Ronaldinho, Ronaldo, Cristiano e Messi hoje é dos racistas. Uma nação…

— Vini Jr. (@vinijr) May 21, 2023

Ndërkohë pas ndeshjes, reagoi edhe trajneri Ancelotti, duke thënë se kjo gjë është e turpshme dhe e papranueshme.

Carlo Ancelotti: Unë kurrë nuk kisha parë një stadium të tërë të shpërthejë në kore raciste. Kjo gjë është e turpshme dhe e papranueshme. Unë fola me të gjatë ndeshjes, sepse atmosfera ishte shumë e nxehtë dhe negative. E pyeta nëse donte të vazhdonte të luante. Nuk doja ta zëvendësoja për shkak të mjedisit racist. Nuk i kishte ndodhur kurrë, jo në këtë mënyrë. Liga spanjolle ka një problem që nuk është Vinicius. Ai është “viktima”.

Për sa i përket përballjes, Valencia arriti të triumfojë ndaj ‘galaktikëve’ me rezultatin 1-0. Autor i golit të vetëm ishte Diego Lopez në minutën e 33-të./Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport