Komentatori egjiptian dhe ish futbollisti i skuadrës Ez-Zemalik, Abdurrahim Muhammed, ka vdekur nga një sulm në zemër pas golit në minutën e fundit të Arabisë Saudite ndaj Egjiptit.
Komentatori egjiptian dhe ish futbollisti i skuadrës Ez-Zemalik, Abdurrahim Muhammed, ka vdekur nga një sulm në zemër pas golit në minutën e fundit të Arabisë Saudite ndaj Egjiptit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shefi i Departamentit të Kanaleve Speciale të Televizionit Shtetëror, Usame Behnesi në një deklaratë për media tha se Muhammedi, ishte përgatitur për ta komentuar ndeshjen e grupit A të Kampionatit Botëror Rusi 2018, në mes të Arabisë Saudite dhe Egjiptit, në kanalin En-Nil.



