E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Koment: Largim i bujshëm i Mesut Özil nga kombëtarja gjermane

Mesut Özil largohet kombëtarja gjermane e futbollit duke e vënë në pozitë të vështirë presidentin DFB-së. Me këtë largim i ka ardhur fundi edhe politikanit në krye të federatës së futbollit, komenton Thomas Klein.

Russland - Mesut Özil zur WM Vorrudne (picture-alliance/dpa/I. Fassbender)

Përshkallëzimi arriti përfundimisht pikën e vet kulmore. Mesut Özil nuk do të luajë për kombëtaren gjermane (DFB). “Trajtimi, që unë kam përjetuar nga DFB dhe shumë të tjerë, më detyrojnë që të mos e vesh më uniformën e kombëtares gjermane. Unë ndihem “i padëshiruar”, shkruan 29 vjeçari në dekalrimin e tij të fundit të dielën në rrjetet e tij sociale, duke reaguar ndaj qendrimit të federatës së futbollit kundrejt tij.

Ky hap ishte i pashmangshëm dhe konseguencë logjike e gjithë asaj çfarë ka ndodhur javët e kaluara. Özil u la në baltë nga një pjesë e madhe e kolegëve të ekipit të tij si dhe nga DFB (Federtata Gjermane e Futbollit)  e kësisoj ai largohet në mënyrë të bujshme nga sekna gjermane e futbollit.

E kjo me të drejtë. Jo sepse ai ka pozuar në fotografinë e shumëpërfolur me presidentin turk Rexhep Erdogan, por sepse ai në situatën më të vështirë nuk ka gjetur aspak mbështetje nga DFB: askush nuk i doli në krah sulmuesit, pasi atë gjatë raundit të fundit të Kampioantit Botëror e ofenduan me tone raciste. Madje në vend që ta mbështesin menaxheri i DFB-së Oliver Bierhoff dhe presidenti Reinhard Grindel madje e bënë Özil-in si objekt sulmesh për dështimin historik në Botërorin 2018.

Klein Thomas Kommentarbild App

Thomas Klein

Një sinjal fatal për DFB-në

Özil në letrën e tij shkon edhe më tej duke e akuzuar presidentin e DFB-së për racizëm. “Në sytë e Grindel dhe përkrahësve të tij unë jam gjerman, kur ne fitojmë, por jam emigranti kur ne humbasin.”Eshtë një sinjal fatal për futbollin gjerman fakti, që tani një lojëtar i kombëtares largohet për arsye racizmi. E po ashtu kjo tregon për dështimin e DFB-së javët e fundit.

Federata e Futbollit, që krenohet me të qenit e hapur ndaj botës, tani e ka katapultuar veten drejt fundit të saj. Më së voni pas deklarimit të Özil kjo duhet të ketë pasoja. Presidenti i DFB-së Grindel nuk mund të qendrojë më në këtë pozicion e po ashtu duhet diskutuar edhe posti i Oliver Bierhoff-it. Federata duhet të riorientohet e ndërgjegjësohet fort për sa ka ndodhur. Vetëm një gjë është e qartë: Në fund largohet si i vetmi me kokën lart nga DFB-ja Mesut Özil, i cili shpesh është kritikuar për sjelljen e tij.

(D.W.)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport