Ndoshta nuk arritën të fitojnë finalen e Kupës së Botës, por kombëtarja kroate arriti të fitojë zemrat e të gjithëve me paraqitjet e tyre në Rusi.
Megjithatë, Kroacia dëshmoi se ishte një skuadër e madhe në fushë dhe jashtë fushës.
Në një letër të gjatë të nënshkruar nga trajneri, Zlatko Dalić, lojtarët dhe ekipi teknik të kombëtares kroate marrin vendimin për të dhuruar të gjitha paratë që kanë fituar në Kupën e Botës Rusia 2018 për bamirësi për fëmijët. Reth 25 milionë euro!



