E enjte, 19 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Klubet që shpenzuan më së shumti për transfertë në janar 2025

Faqja e specializuar e vlerës së futbollistëve – “Transfermarkt” e ka zbuluar listën e klubeve që shpenzuan më së shumti për transferimin e futbollistëve në afatin kalimtar të janarit.

Listës i prin, pa ndonjë befasi, Manchester City. Kampioni anglez ishte në gjendje t’i shpenzonte plot 218 milionë euro për ta përforcuar ekipin e tyre. Një shifër astronomike kjo, e cila e demonstron potencialin ekonomik të klubit dhe ambicien e tij për të “luftuar” në të gjitha kompeticionet.

Nuk befason më as prezenca e klubeve saudite, të cilat përfunduan në podium: Al-Ahli SFC i dyti dhe Al-Nassr FC i treti. Të dy klubet e Saudi Pro League investuan shifra të konsiderueshme parash për të siguruar lojtarë të dobishëm. Në këtë afat kalimtar mjaft aktiv befasisht ishte Como.

Klubi italian i shpenzoi 49 milionë euro për 14 lojtarë, ndërsa e sheh veten në vendin e pestë.

Përpara tij, pra në vendin e katërt gjendet Leipzigu gjerman, me 55,50 milionë euro të shpenzuara në janar.

Më poshtë mund ta shihni listën e klubeve që shpenzuan më së shumti në afatin kalimtar të janarit:

1. Manchester City – 218,00 milionë euro

2. Al-Ahli – 59,00

3. Al-Nassr – 57,00

4. Leipzig – 55,50

5. Como – 49,20

6. Wolverhampton – 48,81

7. Brighton & Hove Albion – 47,25

8. Stade Rennais – 45,65

9. Milan – 36,70

10. Tottenham Hotspur – 30,50

11. Manchester United – 30,00

12. Atlanta United – 26,95

13. Ipswich Town – 25,39

14. Juventus – 22,70

15. Bournemouth – 21,50

16. Club Estudiantes de La Plata – 20,48

17. Al-Sadd – 20,00

18. San Diego – 18,52

19. Cruz Azul – 18,04

20. Hoffenheim – 17,30

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport