E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Klopp rinovon me Liverpoolin deri në vitin 2024

Jurgen Klopp, trajneri i mrekullive te Liverpooli zgjat zyrtarisht bashkëpunimin me The Reds. Klopp është shpërblyer nga drejtuesit e Liverpool për punën e shkëlqyer që ka zhvilluar gjatë këtyre viteve të fundit, pasi ka rinovuar zyrtarisht kontratën me kampionët në fuqi të Europës deri në verën e vitit 2024.

Triumfi në Champions por edhe ecuria fantastike gjatë dy sezoneve të fundit në kampionat sidomos gjatë këtij edicioni me Liverpoolin që kryeson Premier Leaguen me 8 pikë më shumë se Leicester i vendit të dytë, kanë bërë që gjermanit t’i propozohet një marrëveshje e re pasi kontrata e mëparshme i skadonte në verën e vitit 2022.

Nga kontrata e re Klopp do të bëhet edhe një nga trajnerët më të paguar në qarkullim ndërkohë që bie poshtë edhe hipoteza që trajneri aktual i The Reds të marrë drejtimin e Gjermanisë në të ardhmen, pasi Klopp do të jetë i lidhur me Liverpoolin edhe për 5 vitet e ardhshme.

Klopp përveç rinovimit me Liverpoolin në orët e fundit është vlerësuar nga Premier League edhe si trajneri më i mirë i muajit nëntor.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport