Hopper HQ, shoqëri britanike që shet shërbime për menaxhimin dhe marketingun për rrjetet sociale, ka hartuar klasifikimin “Instagram Rich List 2019” (yjet që fitojnë më shumë para nga një postim në Instagram).
Në klasifikimin e sportistëve, në vend të parë qëndron ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo. Sipas Hopper HQ, futbollisti ka rreth 173 milionë ndjekës dhe për një postim të sponsorizuar në rrjetin social të fotografive, mund të fitojë rreth 975 mijë dollarë.
Futbollistët dominojnë vendet e para në këtë klasifikim të përvitshëm. Në vend të dytë, braziliani Neymar, i cili ka rreth 121,4 milionë ndjekës në profilin e tij. Nga një postim, futbollisti fiton rreth 722 mijë dollarë.





