Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, ishte dukshëm i mërzitur pas humbjes 1-0 në Islandë.
Për Supersport dhe RTSH ai deklaroi: “Patëm raste, luajtëm mirë dhe për fat të keq nuk i shfrytëzuam rastet. Ishte edhe një rast ku duhej dhënë penallti në favorin tonë, më vjen keq, sepse kështu humben ndeshjet. Na vjen shumë keq, kishim punuar mirë këtë javë dhe mund të fitonim.
“Goli? Gabim i pafalshëm, nuk mund ta pësonim ashtu, ishim 5 mbrojtës kundër një. Duhet t’i rregullojmë këto gabime, sepse kështu na ikin pikë të rëndësishme. Me pak kujdes, evitonim atë gol dhe shënonim ne, janë detaje të vogla dhe vendimtare.”Mbrojtës i djathtë, në pozicion të avancuar? U ndjeva mirë, nuk pata problem. Luajtëm mirë të gjithë, duhet të vazhdojmë kështu, duke rregulluar disa gjëra të vogla.”Rasti i humbur? Nuk kam as fat, po e provoj prej vitesh, edhe portieri ishte pozicionuar mirë.”Duhet të vijojmë kështu, me këtë lojë dhe bindje, llogaritë do bëhen në fund”.
Të fundit
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh



