E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kampionë të rinj në Europë

Përjashto Bayern Munchen, që shkoi në 9 tituj radhazi në Bundesliga, rekord në Gjermani, në shumë liga europiane pati kampionë të rinj, duke thyer hegjemoninë e të mëdhenjve. Duke iu referuar ligave kryesore, 5 skuadra janë shpallur kampion pas shumë vitesh, si Inter në Itali, ku theu dominimin  9-vjeçar të Juventusit, teksa ngriti trofeun e kampionatit për herë të 19-të në historinë e vet. Interit i mungonte prej 11 vitesh ky trofe, më saktë që nga sezoni i magjishëm i tripletës me Mourinhon në pankinë, 2009-2010.

Në La Liga-n spanjolle është Atletico Madrid që u kurorëzua kampion i Spanjës pas 7 vitesh mungesë, që nga sezoni 2013-2014. Në Francë është Lille kampionia më e re e Ligue 1, teksa lë pas kampionët e PSG-së në renditje. Skuadra e Lille nuk e fitonte kampionatin prej 10 vitesh, që nga sezoni 2010-2011.

E njëjta situatë edhe në Skoci, ku Rangers u shpall kampion pas 10 vitesh duke prishur ecurinë e Celtic, teksa hera e fundit ku skuadra e njohur skoceze ngrinte trofeun e kampionatit ishte sezoni 2010-2011.

Sportigu i Lisbonës gjithashtu arriti të shpallet kampion i Portugalisë pas 19 vitesh mungesë që nga sezoni i largët 2001-2002. Pavarësisht se nuk u shpall kampion, nuk lihet pas dhe rikthimi i Milanit në Champions, ku mungonte prej 7 vitesh.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport