Juventusi fitoi derbin Italian duke mundur 2 me 0 Interin. Zonja e vjetër vinte nga eliminimi në Champion me një performancë aspak të mirë. Megjithatë arriti të rrëmbente 3 pikët për të mbajtur veten në lojë në kampionat.
Në pjesën e parë në Allianz Stadium mbizotëroi ekuilibri dhe maturia, me të dyja skuadrat mbyllën çdo hapësirë.
Ndonëse Interi kishte shanset më të mira me Dzeko dhe Dumfries nuk ndryshoi asgjë. Ndeshja u ndez në pjesën e dytë. Juventus u rikthye në fushë ndryshe. Nuk mungoi mbrojtja, kundërsulmi dhe shpirti konkurrues. Në të 52′ Kostic i shërbeu Rabiot, i cili gjeti rrjetën dhe mposhti Onanën. Pak minuta më vonë Danilo shënoi golin e dytë por sistemi VAR anuloi dyfishimin e rezultatit për bardhezinjë për një prekje të topit me dorë. Ndërkohë që në fushë ishte një Inter që i mungonte gjithçka.



