E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ja cili është lojtari më me ndikim në botë sipas ish-mbrojtësit të Leicester City, Robert Huth

Ish-mbrojtësi i Leicester City, Robert Huth, beson se mesfushori i Chelsea, N’Golo Kante, është lojtari më me ndikim në futbollin botëror. Mbrojtësi gjerman është aktualisht pa klub, pas largimit nga Foxes në fund të sezonit 2017-2018.

Megjithatë, ai luajti një rol kyç në fitoren e pamundur të Premier League, në sezonin 2015-2016, duke luajtur gjithsej 35 ndeshje. Mund të thuhet, megjithatë, se asnjë lojtar nuk ishte më i rëndësishëm për fitoren e titullit të këtij klubi sesa Kante, duke luajtur 37 ndeshje si mesfushor qendre.

Kante u bashkua me Leicester City në të njëjtën kohë me Huth, dhe që atëherë është transferuar te Chelsea, ku e ka fituar përsëri titullin në Premier League. Gjithashtu, ai u bë pikë referimi për Francën, duke fituar Kupën e Botës në Rusi, gjatë verës së këtij viti.

Huth e ka të lehtë të thotë lavde rreth yllit francez. “Ai është lojtari më i mirë, me të cilin kam luajtur. Ronaldo, Messi…? Kanë gjithçka, me të vërtetë, por në aspektin e ndikimit në lojë, më i miri është Kante, – tha gjermani për “The Sunday Times”. – Truri i tij punon krejtësisht ndryshe nga i futbollistëve të tjerë”.

Pavarësisht rritjes së tij të pabesueshme, Kante konsiderohet gjerësisht si një njeri i qetë jashtë fushe. Dhe Huth dëshmon të njëjtin efekt, me 27-vjeçarin që konsiderohet si lojtari më i përulur i futbollit: “Biseda jonë më e gjatë ishte “mirëmëngjesi”. Kur e takova për herë të parë, mendova se ishte i pasjellshëm. Por, ju mësoni shpejt se ai nuk është i pasjellshëm, por i qetë dhe i turpshëm. Nuk është rastësi që ne fituam ligën me të, edhe Chelsea, po ashtu. Franca fitoi Kupën e Botës. Kante do të ndryshonte çdo ekip, është shumë i mirë dhe një futbollist i zgjuar”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport