E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ish-futbollisti holandez bëhet mysliman

Ish-futbollisti i famshëm holandez, Clarence Seedorf, ka njoftuar konvertimin e tij në islam.

Seedorf i ka dhënë meritat të dashurës së tij, Sophia Makramatit, e cila e ka bindur dhe mësuar holandezin mbi rëndësinë e fesë islame.

“Një falënderim të veçantë për të gjithë mesazhet e mira për të gjithë ata që më kanë uruar, pasi i jam bashkuar familjes myslimane. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur t’u bashkohem të gjithë vëllezërve dhe motrave në të gjithë botën, sidomos të dashurës sime Sophia, e cila më ka mësuar më shumë dhe më thellë rreth rëndësisë së Islamit”, ka shkruar Seedorf në njoftimin e tij.

Megjithatë, pas këtij konvertimi, Clarence Seedorf nuk e ka ndërruar emrin e tij, të cilin thotë se do ta mbajë, ashtu siç e kanë pagëzuar prindërit.

Konvertimin në islam, Seedorf e ka bërë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

https://www.instagram.com/p/CarxGWmN0XG/?utm_source=ig_embed&ig_rid=83abf738-9ce1-42cd-8900-3cadae9670cb

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport