E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Hidhet nesër shorti për çerek dhe gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve

Nesër do të hidhet shorti për çerek dhe gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve të UEFA-së.

Programi do të mbahet në qyteti Nyon të Zvicrës, ku do të përcaktohen ndeshjet e çerekfinales, ndërsa gjithashtu fituesit do të përbëjnë ndeshjet e gjysmëfinales.

Tre nga tetë ekipe që janë kualifikuar në çerekfinale janë ekipe angleze. Manchester City, Liverpool dhe Chelsea do të jenë pjesë e shortit.

Nga Gjermania janë Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund, nga Spanja Real Madridi, nga Franca Paris Saint Germain, ndërsa nga Portugalia është Porto.

Ndeshjet e çerekfinales do të zhvillohen më 6-7 dhe 13-14 prill.

Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet në Stadiumin Olimpik Atatürk në Stamboll të Turqisë.

Ndërkohë, nesër shorti do të hidhet edhe për ndeshjet e çerekfinales dhe gjysmëfinales në Ligën e Europa.

Ndeshjet e çerekfinales do të luhen më 8 dhe 15 prill.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport