Erling Haaland ka shprehur bindjen e tij se Sergio Ramos, Virgil van Dijk dhe Kalidou Koulibaly janë mbrojtësit më të mirë në botë.
Haaland ka qenë “murtaja” e qendërmbrojtësve në të gjithë Evropën që kur shpërtheu në skenë me Red Bull Salzburg në gjysmën e parë të edicionit 2019-20, përcjell KosovaPress.
20-vjeçari tani ka shumë përvojë duke luajtur në nivelin më të lartë si në Bundesliga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, me shumë pak mbrojtës që ishin në gjendje ta ndalin një sulmues që ka shënuar 33 gola në 32 paraqitjet e tij të para për BVB.



