E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Gjermani, jo rikthimit të tifozëve në stadiume

Edhe pse me numër të kufizuar klubet e Bundesligës dëshirojnë ta fillojnë sezonin e ri me tifozë në stadiume. Por politika ende ngurron.

Politikanët gjermanë e refuzuan për momentin dëshirën e Bundesligës për t’u lejuar tifozëve të rikthehen në stadiume, të paktën pjesërisht. “Mijëra spektatorë në stadiume – kjo nuk përputhet me nivelin aktual të infeksioneve”, shkroi ministri federal i Shëndetësisë, Jens Spahn, në Twitter. “Tani është e rëndësishme të mos u hyjmë rreziqeve të shmangshme. Koncepti Federatës Gjermane të Futbollit DFL është i mirë në teori, por në rastin e pandemisë, ajo që ka rëndësi është realiteti në praktikë.”

Megjithatë politikanët do të diskutojnë edhe një herë në fund të gushtit për konceptin e DFL-së. Ky parashikon që fillimisht të lejohet në stadiume vetëm një numër i kufizuar tifozësh. Po ashtu që në stadiume të mos lejohen pijet alkoolike dhe që të shiten vetëm bileta të personalizuara në mënyrë që në rast infeksioni të jetë e mundur që të ndiqen më mirë dhe më shpejt zinxhirët e infeksionit dhe që ato të  ndërpriten.

Edhe mjekët janë skeptikë

Përveç shumë politikanëve edhe Shoqata e Mjekëve “Marburger Bund” është kundër kthimit të tifozëve në stadiumet e Bundesligës. “Në radhët e tifizëve mund të ketë ndonjë superpërhapës të virusit dhe ky mund të përhapet si zjarri”, tha kryetarja e Marburger Bund, Susanne Johna, për gazetën “Neue Osnabrücker Zeitung”.

Champions League - FC Barcelona v Napoli | Tor Messi (Reuters/A. Gea)

Ajo e konsideron rrezikun e ngjitjes masive të virusit si rrezik real. “Ne i kuptojmë përpjekjet e DFL-së, por e konsideroj si jorealist konceptin e DFL-së për të parandaluar ngjitjen e virusit.” Nëse shënohet një gol, unë nuk mund ta imagjinoj se si tifozët do të qëndrojnë pa lëvizur në vendet e tyre. Në raste të tilla ata përqafojnë njëri-tjetrin dhe as nuk u bie mendja për koronën.” tha Johna./DW

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport