Sot të gjithë shkodranët, por edhe më gjerë krenohen. Shoqnia “Vllaznia” feston 100 vjetorin e krijimit të saj. 75 themeluesit e saj ndoshta në atë moment nuk e kuptonin rëndësinë e asaj çfarë krijuan, por në këto 100 vite ky emër është bërë një faktor shumë i rëndësishëm i shkodranëve dhe jo vetëm i sportdashësve por i gjithë banorëve të këtij qyteti.
Të gjithë krenohen me këtë emër, paçka se ky 100 vjetor e gjen sportin më popullor në momente të vështira, e po ashtu edhe basketbollin por me shpresë se gjërat do ndryshojnë. Por gjithsesi boksi është gjithmonë aty kampion, atletika po ashtu, çiklizmi, xhudoja e gjimnastika janë në rrugën e duhur të sukseseve e po ashtu edhe volejbolli.
Shkodra nuk mundet dot të qëndrojë pa e thënë fjalën e saj ashtu si duhet në sportin shqiptar, sepse i takon. Si më “e moçmja” në këtë vend, fjala e saj duhet dëgjuar.



