E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Gazeta zvicerane për herë të parë vendos Granit Xhakën në ballinën kryesore

Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë po vazhdon edhe sot të mbetet temë kryesore në opinonin vendor dhe atë ndërkombëtar.

Ballinat e seciles media janë “pushtuar” me dy shqiptarët që arritën të sjellin fitoren e Zvicrës kundër Serbisë.

Gazetari Enver Robelli, përmes një postimi në Facebook ka publikuar ballinën e e gazetës Sonntags Zeitung, që figuron të jetë Granit Xhaka, përcjell “Bota sot”.

“Pas 30 vitesh ky është komenti i parë që botohet në faqen e parë të gazetës Sonntags Zeitung. Ngjarjet e mëdha përjetësohen me ballina historike”, shkroi ndër të tjera Robelli.

Postimi i plotë

Rrnoftë Granit Xhaka!

Ballina e Sonntags Zeitung nesër.

Para se të fillojë punën shtypshkronja, një pamje e ballinës për botën digjitale.

Pas 30 vitesh ky është komenti i parë që botohet në faqen e parë të gazetës Sonntags Zeitung. Ngjarjet e mëdha përjetësohen me ballina historike. Lexuesit mes Zürichut dhe Gjenevës gazetën e gjejnë nesër në çdo kiosk!

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport