E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Franca njofton largimin e yllit të Man.United nga Kombëtarja

Federata Franceze ka njoftuar se sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial është lënë jashtë skuadrës së Francës, të grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020, për arsye dëmtimi.

Futbollisti 23-vjeçar luajti 90’ minuta të plota në disfatën e Manchester United në eliminimin nga FA Cup, pas humbjes së të shtunës ndaj Wolves,por ndërkohë po vuan dhimbje në gjurin e djathtë.

Martial, që është zëvendësuar në listën e Deschamps nga anësori i Atletico Madrid, Thomas Lemar, sapo ishte rikthyer nga një dëmtim i vështirë.

“Anthony Martial po vuan një dëmtim në gjurin e djathtë. Ai ndjeu sërish dhimbje në gju pas ndeshjes së të shuntës ndaj Wolverhampton”, citon komunikata e Federatës Franceze të Futbollit. Franca do të ndeshet të premten me Moldavinë, përpara se të përballet të hënën e javës së ardhshme me Islandën në dy takimet për kualifikueset e Euro 2020.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport