PSG fitoi titullin e tetë të Ligue 1, të dielën, duke mundur 3-1 Monaco. Një sukses, i cili u festua nga lojtarët e klubit parizien, sidomos nga njëri prej tyre, Dani Alves. Mbrojtësi brazilian e sheh veten në kufijtë e legjendës në këtë drejtim, si futbollisti më i suksesshëm në glob për numrin e trofeve të fituar. Po t’i përmblidhni ato, janë as më shumë dhe as më pak se 39 tituj. Një rekord, që i përket vetëm atij.Alves do të mbushë 36 vite në maj, nisi ta kompletojë këtë rekord me titullin fillestar te Bahia në Brazil (2001) dhe 2 “Copa do Nordeste” (2001 dhe 2002). Në Spanjë, me Sevilla fitoi 1 Kupë Mbreti (2006-07), 1 Superkupë Spanje (2007), 2 Kupa UEFA (2005-2006 dhe 2006-2007) dhe 1 Superkupë Europiane (2006). Ky ishte momenti, kur u transferua te Barcelona, kur e shtoi shumë koleksionin e tij të titujve.
Në “Camp Nou” fitoi 6 tituj të La Liga (2008-2009, 2009-2010, 2010-2011, 2012-2013, 2014-2015 dhe 2015-2016), 4 Kupa Mbreti (2008-2009, 2011-2012, 2014-2015 dhe (2009, 2010, 2011 dhe 2013), 3 Liga Kampionesh (2008-2009, 2010-2011 dhe 2014-2015), 3 Superkupa Europiane (2009, 2011 dhe 2015), si dhe 3 Botërorë për Klube (2009, 2011 dhe 2015). Në vitin 2006 ai vendosi t’i “paketojë plaçkat” për në Torino, ku me Juventusin fitoi titullin në Seria A (2016-2017) dhe Kupën e Italisë (2016-2017).
Një vit më vonë përforcoi PSG, klubin e tij të tanishëm, ku fitoi 2 tituj të Ligue 1 (2017-2018 dhe 2018-2019), 1 Kupë Franceze (2017-2018), 1 Kupë të Ligës (2017-2018) dhe 2 Superkupa të Francës (2017 dhe 2018). Me kombëtaren braziliane ka fituar 1 “Copa América” (2007) dhe 2 Kupa Konfederatash (2009 dhe 2013).



