E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

FIFA: Shtyhen kualifikimet afrikane për Kupën e Botës 2022

Fillimi i fazës së grupeve të kualifikimeve afrikane për Kupën e Botës 2022 në Katar, i planifikuar për në qershor, do të shtyhet për në shtator, njoftoi Federata Botërore e Futbollit (FIFA), transmeton Anadolu Agency (AA).

FIFA e mori një vendim të tillë në konsultim me Konfederatën Afrikane të Futbollit (CAF).

Ajo përmendi krizën aktuale të shkaktuar nga pandemia e COVID-19 si arsye për shtyrjen e garës.

Kualifikimet ishin planifikuar të fillonin në tetor të vitit të kaluar, por u shtynë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe data e re u caktua nga 5 deri më 14 qershor.

Dhjetë fituesit e grupeve do të kalojnë në raundin e “play-off”-it, i cili tani është shtyrë nga nëntori i këtij viti për në mars të vitit të ardhshëm. Pesë ekipet fituese në “play off” do të përfaqësojnë Afrikën në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport