Byroja e FIFA-s ka vendosur të pezullojë Federatën e Futbollit të Çadit dhe të Pakistanit me efekt të menjëhershëm.Sa i përket federatës afrikane, pezullimi u diktua nga vendimet e fundit të autoriteteve qeveritare të Çadit, për të tërhequr përgjithmonë kompetencat e deleguara në FTFA, duke krijuar një komitet kombëtar për menaxhimin e përkohshëm të futbollit dhe marrjen nën kontroll të zyrave të FTFA. “Pezullimi do të hiqet sapo vendimet e qeverisë në fjalë të jenë shfuqizuar, dhe FTFA dhe menaxhmenti i saj, e udhëhequr nga presidenti Moctar Mahamoud Hamid, i kanë konfirmuar FIFA-s që ambientet e FTFA janë përsëri nën kontrollin e tyre,”- thuhet në njoftimin e FIFA-s.Ndërsa pezullimi i Pakistanit është për shkak të ndërhyrjeve nga palët e treta, “e cila përbën një shkelje serioze të statutit të FIFA-s”. Situata u shkaktua “nga pushtimi i fundit i selisë qendrore të PFF në Lahore nga një grup demonstruesish dhe nga vendimi i pretenduar i disa individëve për të hequr komitetin e PFF, të miratuar nga FIFA dhe të udhëhequr nga Haroon Malik, si dhe për të kaluar kompetencat e PFF te përzgjedhuri i tyre Syed Ashfaq Hussain Shah”,- sqaron FIFA në komunikatën e zyrtare, që është lëshuar nga zyrat e saj në Zvicër.
Të fundit
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh



