Vinicius Junior i Real Madrid që është zgjedhur nga FIFA si futbollisti më i mirë i vitit 2024. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve për të mirët e 2024, FIFA ka përzgjedhur brazilianin e Real Madrid si më të mirin për vitin që po lëmë pas.
Ndërkohë sa i takon trofeve individualë të tjerë, Alejandro Garnacho i Manchester United ka fituar çmimin ‘Puskas’, që jepet për golin më të bukur të vitit. Garnacho realizoi një gol të bukur ndaj Evertonit, duke mposhtur rivalitetin e Hassan Al Haydos, Terry Antonis, Yassine Benzia, Ëalter Bou, Michaell Chirinos dhe Federico Dimarco.
Portieri më i mirë u vlerësua Emiliano Martinez i Aston Villas, që fiton këtë çmim për herë të dytë në 3 vite.



