E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

FIFA do të zgjedhë sot më të mirët e këtij viti, mungojnë Messi dhe Ronaldo

Lojtari më i mirë në botë nuk do të jetë në mbrëmjen gala të “The Best”. Leo Messi ka vendosur të mos udhëtojë për në Londër këtë të hënë, për shkak të një problemi familjar. Argjentinasi kishte planifikuar të merrte pjesë në ceremoni, edhe pse nuk ishte emëruar mes tre lojtarëve që rivalizojnë për çmimin e më të mirit, por në fund i kanë ndryshuar planet.

Ata që do ta përfaqësojnë klubin katalanas në Londër do të jenë Javier Bordas dhe Guillermo Amor. Messi nuk do të marrë pjesë në ceremoni, pavarësisht se ka shumë opsione për të qenë në formacionin më të mirë të vitit.

Mungesa e Messit bashkohet me atë të Cristiano Ronaldos. Sulmuesi portugez nuk do të jetë në mbrëmjen gala të FIFA-s, pavarësisht se është në luftë për çmimin e më të mirit, bashkë me Salah dhe Luka Modric. Në fakt, nuk është mbrëmja e parë gala që CR7 humbet këtë vit, sepse në verë ai vendosi të mos marrë pjesë në ceremoninë, që UEFA mbajti në Monako.

Në këtë mënyrë, mbrëmja gala e “The Best” humbet dy yjet e futbollit botëror në dekadën e fundit, “gjahun” më të mirë të mediave. Messi do të pushojë në Barcelonë, ndërsa Cristiano Ronaldo në Torino.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport