E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

FIFA braktis planin për Katar 2022

FIFA ka tërhequr planet e zgjerimit të Kupës së Botës 2022 në 48 skuadra, këtë ka konfirmuar vetë trupi qeverisës i futbollit.

Ndërkohë është konfirmuar se edhe turneu do të zhvillohet vetëm në shtetin e Katarit dhe askund tjetër në Lindjen e Mesme, siç ishte hamendësuar.

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino kishte ndërmend të rriste numrin e kombeve pjesëmarrëse me 50%.

Megjithatë, shefi zviceran është detyruar të pranojë se, për shkak të kohës së kufizuar, zgjerimi i kompeticionit në një kohë kaq të shkurtër do të ishte shumë i vështirë për t’u arrirë.

Megjithatë, siç është vendosur më parë, numri i ekipeve do të rritet në 48 duke filluar nga viti 2026 që do të luhen në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport