E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Festimi me shqiponjë, ky është vendimi i FIFA-s për Shaqirin dhe Xhakën

“Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner janë të lejuar të luajnë kundër Kosta Rikës!”, shkruan media zvicerane Blick.ch.

“FIFA ka mëshirë me ekipin kombëtar zviceran. Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichtsteiner nuk janë dënuar për kremtimin e tyre të dyfishtë me shqiponjë”, shkruan më tej Blick.

Tre yjet e Zvicrës megjithatë janë dënuar me 10,000 franga (Xhaka, Shaqiri) dhe 5,000 franga zvicerane (Lichtsteiner).

Kujtojmë se Federata Serbe kishte kërkuar që FIFA të reagonte ndaj festimit të golave me shqiponjë nga Xhaka e Shaqiri. FIFA e mori parasysh një kërkesë të tillë dhe nisi hetimin. Nëse do të dënoheshin, dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës dhe kapiteni i saj do të mungonin në dy ndeshjet e ardhshme të Botërorit.

Zvicra, që ka 4 pikë pas barazimit me Brazilin dhe fitores me Serbinë, do të luajë ndeshjen e fundit të grupit me Kosta Rikën.

Image

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport