Futbollisti Mesut Ozil dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Maj, 2018.
Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel, tha se ka bërë gabime në interpretimin e fotografisë së futbollistit Mesut Ozil me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, por i mohoi akuzat për racizëm.Ozil dha dorëheqje nga ekpi kombëtar i Gjermanisë të dielën, duke kritikuar federatën, Grindelin, tifozët dhe mediat për, siç tha, racizëm ndaj njerëzve me rrënjë turke.
Ozil, vetë me prejardhje turke, e mbrojti daljen e tij në fotografi me Erdoganin, i cili në Gjermani shihet gjithnjë e më shumë si autoritar.



