Shqipëria provoi për herë të parë ndjesinë e përfaqësimit në një turne madhorë në “Euro2016”, një arritje fantastike, një ëndërr e bërë realitet. Pasi arkivuan atë sukses të jashtëzakonshëm, Shqipëria kërkon sërish të përsëris historinë, këtë herë nën drejtimin e C.Panuccit.
Më 22 mars nis zyrtarisht aventura e kuqezive në Europain teksa presin Turqinë në “Loro Boriçi”, një sfidë shumë e rëndësishme për rrugëtimin e tyre. Pasi i dha fund zërave që e shihnin shpesh në stolin e çdo ekipi italian që ishte pa trajner, mbi të gjitha në stolin e Romës, C.Panucci është i fokusuar totalisht te Shqipëria dhe kualifikueset. Këtë të enjte trajneri i Kombëtares publikoi listën e parë me lojtarët që ka grumbulluar në dy takimet e para, kundër Turqisë dhe Andorës. Nga rikthehet e bujshme tek risitë, në listën e Panuccit gjejmë gjithçka:
Trajneri Panucci do të dalë përpara mediave në një konferencë për shtyp ditën e dielë, në orën 11:00, në selinë e FSHF-së, siç edhe është parashikuar. Grumbullimi i ekipit kombëtar do të nisë ditën e dielë në Kompleksin Tropikal, ndërkohë që seanca e parë stërvitore do të jetë në orën 15:00 në fushën sportive të Tropikal.



