E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Eleminatoret për Kampionatin Europian, Shqipëria U-19 nis përgatitjet, në qershor gati dy miqësoret me Kosovën

Edhe Kombëtarja shqiptare U-19 ka zyrtarizuar dy sfida miqësore në muajin qershor kundër përfaqësueses së Kosovës U-19. Departamenti i Komunikimit në FSHF bëri me dije se dy federatat kanë gjetur dakordësinë për t’i zhvilluar këto dy takime në stadiumin ‘Kukës Arena’ në datat 14 dhe 16 qershor.

Trajneri i ri i Kombëtares U-19, Ervin Bulku do të debutojë me kuqezinjtë me këto dy miqësore ndaj Kosovës, që janë shumë të rëndësishme për ekipin shqiptar në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e Kampionatit Europian për këtë grupmoshë.

Ndeshja e parë është planifikuar të luhet në datën 14 qershor në ora 18:00, ndërsa takimi i dytë do të luhet dy ditë më vonë, më 16 qershor në ora 10:30.

Kuqezinjtë do të grumbullohen fillimisht në Tiranë, ku do të zhvillojnë seancat stërvitore në ‘Shtëpinë e Futbollit’, ndërsa më pas do të udhëtojnë drejt Kukësit, ku do të zhvillojnë edhe dy miqësoret ndaj Kosovës U-19.

Lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Bulku do të bëhet me dije për opinionin publik dhe mediat në ditët në vijim.

Këto nuk janë ndeshjet e para miqësore që Shqipëria U-19 zhvillon, teksa në muajin mars luajti dy ndeshje kundër bashkëmoshatarëve të Maltës.

Që nga muaji janar, stafi i Kombëtares U-19 ka zhvilluar disa seleksionime e grumbullime me futbollistë të kësaj grupmoshe, ndërsa janë planifikuar edhe grumbullime e seleksionime të tjera, në kuadër të kualifikueseve të Europianit për moshën U-19. Shqipëria është shortuar në grupin 13, së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë./Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport