E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Edhe FIFA sulmohet nga hakerat

Qeveria e futbollit botëror ka rënë pre e vjedhjeve të të dhënave elektronike, duke ekspozuar detaje sensitive që mund të keqpërdoren nga rrjete kriminale.

FIFA tha se sistemet e saj të IT, kishin rënë pre’ e hakersave më herët këtë vit, por vetëm tani është bërë bilanci i ndërhyrjeve në sisteme.

“Ne dënojmë çdo përpjekje për të kompromentuar integritetin dhe konfidencialitetin që opinioni ka në institucionin tonë.

Jemi të shqetësuar nga fakti që një sasi e konsiderueshme informacioni është marrë në mënyrë të paligjshme” tha FIFA në një njoftim për shtyp.

Për momentin nuk janë bërë të ditur dosjet ku ka patur ndërhyrje. Më herët ishte Departamenti Amerikan i drejtësisë dhe FBI që kishin denoncuar sulme kibernetike nga agjenci ushtarake ruse të zbulimit. FIFA ishte sulmuar nga të njëjtët autorë edhe në vitin 2016, në një skandal që më pas solli dhe publikimin e të dhënave dhe testeve anti-doping, dhe hetimeve të bëra për futbollistë të veçantë./ Top Channel

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport