E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

De Ligt: Ronaldo është një grabitqar para portës

Mbrojtësi i Ajaxit ka lavdëruar kundërshtarin e tij Cristiano Ronaldo.

Ajaxi dhe Juventusi u ndanë në barazim 1-1 në ndeshjen e mbrëmshme të luajtur në Amsterdam.

Ronaldo kaloi në epërsi italianët me një gol të bukur me kokë, në rastin më të mirë që iu shfaqë përgjatë 90 minutave.

Sipas mbrojtësit dhe kapitenit të Ajaxit, Mathijs De Ligt, Ronaldo është një grabitqar para portës, pasi i shfrytëzon në maksimum rastet që i jepen.

“Përveç talentit, Ronaldo mbetet një grabitqar brenda zonës. Ai sheh mundësinë dhe shfrytëzon hapësirat e vogla, duke të ndëshkuar në mënyrë të pabesueshme”.

“Ronaldo mund të futet në mes të dy lojtarëve dhe të shënojë gola”.

“Ne e dimë se nuk mund të lëmë hapësira kundër një kundërshtari si Juventusi, pasi ata janë të përgatitur për të shënuar në këtë mënyrë”, theksoi De Ligt.

Ajaxi pasi kishte eliminuar kampionët e Evropës, Real Madridin në 1/8 e finales kërkon të bëjë një tjetër mrekulli, kur javën tjetër udhëton drejt Torinos.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport