E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Cristiano Ronaldo fiton çmimin e golit më të bukur të sezonit të kaluar të Champions League

Cristiano Ronaldo është një lojtar i Juventus, por sezonin e kaluar ai ka qenë kundërshtari i bardhezinjve në Champions League. Kundër italianëve, portugezi ka realizuar një gol të mrekullueshëm në çerekfinalen e parë të luajtur në Torino, duke merituar edhe duartrokitjet e popullit bardhezi.

Sot, UEFA ka njoftuar se magjia e CR7 në “Allianz Stadium” është votuar si goli më i  bukur i sezonit të kaluar të Champions League. Ish-ylli i Real ka marrë 197,496 vota, duke lënë mbrapa Dimitri Payet të Marseille dhe Eva Navarro të Spanjës.

Renditja e tre vendeve të para

1: Cristiano Ronaldo (Juventus 0-3 REAL MADRID) 197,496 vota

Gjykimi i ekspertëve të UEFA-s: Një shfaqje e mrekullueshme teknike dhe atletike.

2: Dimitri Payet (MARSEILLE 5-2 RB Leipzig) 35,558 vota

Gjykimi i ekspertëve të UEFA-s: Një finte e jashtëzakonshme dhe një goditje e bukur me pjesën e jashtme të këmbës.

3: Eva Navarro (Gjermani 0-2 SPANJË) 23,315 vota

Gjykimi i ekspertëve të UEFA-s: Një goditje e mrekullueshme me hark pasi shmangu kundërshtarët falë një teknike të lartë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport