E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Covid 19 shtyn ndeshjen Everton-Man City

Leicester dhe Chelsea ndalen në barazime

Shpërthimi i një vatre virusi te Manchester City ka detyruar Federatën Angleze që të shtyjë sfidën përballë Evertonit të Carlo Ancelottit. Testet e fundit të kryera kanë parë një rritje të mëtejshme të rasteve pozitive me COVID midis radhëve të Citizens pasi rastet e komunikuara ditët e fundit ishin Ëalker dhe Gabriel Jesus, së bashku me dy anëtarë të stafit.

Qendra sportive e klubit është mbyllur për një periudhë të pacaktuar dhe data e stërvitjes së radhës së djemve të Guardiola është ende e pasigurt. Raportohet se tek Everton nuk kanë kundërshtuar këtë vendim për të patur përballë një skuadër të plotë dhe konkurrencë të denjë në garën futbollistike.

Në ndeshjet e tjera Leicester City nuk përfitoi nga ndalesa e Liverpool për t’u afruar me kreun. Në sfidën në fushën e Crystal Palace, Leictester barazoi 1-1. Miqtë humbën penallti në minutën e 19.

Edhe Chelsea nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Aston Villa. Të besuarit e Lampard kanë vetëm një fitore në 5 ndeshjet e fundit. Në pjesën e parë Giroud shënoi në minutën e 34.  Pjesa e dytë solli dhe golin e barazimit për miqtë, pasi ishte El-Ghazi që baraspeshoi gjithçka.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport